Lajme

Nesër, shteti i Kosovës, merr vendim për masat e reja

Nesër me datë 31 tetor do të mbildhet komiteti i këshillit për vlersimin e situatës aktuale me virusin korona, ku priten propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç njoftohet, Komiteti nesër do të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me ndalesat e mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që tu përmbahen me kujdes të shtuar masave në fuqi lidhur me kontrollin e situatës epide.miologjike rreth Covid-19.

MSh kërkon nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në vende të ekspozuara për shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të paralajmëruara nëpër rrjete sociale si ato për mbrëmjen e maskave, duke e ditur faktin se janë në fuqi vendimet që ndalojnë grumbullime të qytetarëve dhe organizime të ngjashme.

Me qëllim që të evitohet marrja e masave më të mëdha kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtarit e tjera, Ministria e Shëndetësisë kërkon që të zbatohen me përpikëri masat anti-Covid në fuqi.

Po ashtu kërkohet nga ministria e punëve të brendshme e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1608 mostrat e testuara sot, ka regjistruar 418 raste pozitive të virusit , dhe katër humbje jetësh.

Related Articles

Back to top button