Lajme

Nga sot mund te caktoni terminin online per PCR testin

Që nga sot mund te beni caktimin online për testin PCR, njofton Zyra për Teknologjinë e Informacionit dhe Administratën Elektronike të Qeverisë së Serbisë.

Qytetarët e Serbisë, shtetasit e huaj me vendbanim në Serbi, si dhe shtetasit e huaj pa vendbanim (turistë), mund të caktojnë me lehtësi dhe shpejt termin në një nga 25 laboratorët në 22 qytete dhe komuna në Serbi.

Për të përdorur shërbimin për caktimin e terminit per testim me PCR test, nuk është e nevojshme të regjistroheni në portal, por mjafton të filloni shërbimin.

“Ne u kemi mundësuar qytetarëve që të caktojnë një takim në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, për veten e tyre dhe familjet e tyre, të mos presin në radhë, të mos shkojnë në laboratorë pa termin,” tha drejtori i Zyrës për IT dhe Qeverisje Elektronike, Mihailo Jovanović.

Jovanoviç shtoi se prezantimi i këtij shërbimi zvogëlon presionin mbi punëtorët shëndetësorë, sepse shkurton kohën e kryerjes së detyrave administrative dhe u mundëson atyre që përkushtimisht t’i kushtohen pacientëve dhe profesionit të tyre.

Shërbimi aktualisht është në dispozicion në qytetet dhe komunat e mëposhtme: Beograd, Novi Sad, Suboticë, Nish, Shabac, Cacak, Uzice, Cuprija, Sremska Mitrovica, Pozarevac, Pirot, Pancevo, Leskovac, Krusevac, Kraljevo, Kragujevac, Kosovska Mitrovica, Kikinda, Zrenjanin , Zajecar, Vranje dhe Valjevo.

https://euprava.gov.rs/usluge/6096

Related Articles

Back to top button