Lajme

Ngritet kryqi 24-metërsh në Leposaviq (Video)

Serbët vazhdojnë me vendosjen e kryqërve, e vendosën një të përmasave të mëdha në Leposaviq.

Dje në Leposaviq në kodrën e ashtuquajtur Kamilja, në 906 metra mbi nivelin e detit, serbët vendosën një kryq të lartë 20 metra dhe të gjerë 14 metra.

Kryqi u ngrit me rastin e 800 vjetorit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Serbe, tha Milomir Vlaskoviç, një prift nga Leposaviqi.

Ndryshe, serbët kanë vendosur kryqe të shumta edhe nëpër kodrat tjera të Mitrovicës Veriore, gjë e cila bëhet me qëllim të ndjelljes së dhunës ndëretnike me motive fetare.

Related Articles

Back to top button