Lajme
QSA shpërndanë kutitë dezinfektuese në shkollat e Preshevës

Distanca fizike, maskat dhe dezinfektimi tashmë disa muaj na janë bërë obligueshmëri në luftë kundër pandemisë.
Nën moton ” Të mbrojmë veten dhe të tjerët” ditëve të fundit QSA bëri shpërndarjen e kutive dezinfektuese nëpër gjithsej 27 shkolla në Preshevë, Kumanovë, Likovë dhe Shkup.
Për të lehtësuar këtë gjendje dhe për të siguruar kujdesin e plotë për ardhmërinë tonë, falënderojmë qendrat tona në diasporë për mbështetjen e këtij projekti si dhe drejtoritë e shkollave në fjalë për bashkëpunimin e treguar.
Bashkë mund t’ia dalim!