Të shtunën mbahet Kuvendi i dytë i APN-së

Si subjekti politik më i madh në Luginë dhe që kemi synuar të sfidojmë me #Ndryshime rrënjësore modelet aktuale të partive politike për çrrënjosjen e politikave provincionale demodé, duke sjellur një frymë të re me një mori karakteristikash #KrejtNdryshe, rrumbullakimi i pesë viteve veprim me Kuvendin e Dytë Zgjedhor është ALTERNATIVA më e mirë që pasqyron një dimension tjetër të rolit të rëndësishëm të politikë-bërjes sonë, me reforma të ideve dhe strukturës, gjë që e riafirmon se #Ndryshimi është konstatja e vetme e ALTERNATIVËS.
Përmes përfundimit të proçesit zgjedhor në Kuvendin e Dytë të ALTERNATIVËS për Ndryshim, do të projektohen dhe orientohen politikat tona të vizionit tonë politik në përmasa edhe më të gjera për t’i shërbyer kauzës sonë kombëtare, për të rigjeneruar shpresë nëpërmjet veprimit politik, për realizimin e aspiratave tona kolektive në Luginë.