Trump i shkruan Ramës/ Kërkon zhvendosjen e ambasadë në Jeruzalem. Rama përgjigjet: Ndjekim politikën e BE
Kryeministri Edi Rama publikoi një letër të marrë nga presidenti Donald Trump i cili krahas falënderimit për mos përqafimit nga Shqipëria të teknologjisë kineze të 5 G ka edhe dy kërkesa specifike në adresë të Shqipërisë.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.”
Presidenti Trump i kërkon qeverisë shqiptare të dali nga nisma e ndërmarrë prej kinës që njihet si formati 17 + 1. Por kjo nuk është kërkesa e vetme. “Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem. Sinqerisht.” Jo-n e kësaj kërkese kryeministri Edi Rama e lidhi me Bashkimin Europian.