Vuçiq: Nga 10 nëntori pa PCR mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore

Presidenti i serbise Aleksandar Vuçiq njoftoi se sot ne takimin permes videos ne “Shengenin e vogel” jane arritur disa vendime, zbatimi i të cileve do të fillojë më 10 nëntor, percjell Presheva.AL
Ajo që është e sigurt është se nga 10 nëntori, qytetarët e ktyre tre vendeve do të mund të udhëtojnë nga një vend në tjetrin pa pasur nevoj që të kenë PCR testin.
“Ne patëm një takim të gjatë me Edi Ramën dhe Zoran Zaev dhe mendoj se ishte takim i rëndësishme që ne morëm disa vendime të rëndësishme, të cilat do të zbatohen jo më vonë se 10 nëntor. Deri atëherë, qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në Shqipëri dhe Maqedoni Veriore, ose anasjelltas, pa pasur nevojë të kenë PCR testin”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se në ditët në vijim, ministrat e shëndetësisë do të formulojnë marrëveshje se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, që ne mund të presim pacientë nga Shkupi dhe Tirana, që ata të mund të marrin njerëzit tanë që janë në territoret e tyre, si të rregullojnë kostot.
“Le të shohim se si ta ndihmojmë njëri-tjetrin me vaksinat, për të dalë diku së bashku në prokurimin e vaksinave,” tha Vuçiq, duke shtuar se kjo ishte vetëm një pikë e takimit, që ka të bëjë me kovid 19.