Zaev: Hapja e kufijve në duart e autoriteteve shëndetësore
Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, pas përurimit të vitit të ri shkollor ka komentuar zërat për përçarje mes ministrave të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me vendimin për hapjen e kufijve. Zaev theksoi se nuk ka një ndarje të tillë dhe se në qeveri ka pasur argumente “pro” dhe “kundër” hapjes së kufijve nga të dy palët.
“Ministri Venko Filipçe informoi për debatet që po zhvillohen në nivel rajonal për hapje rajonale të kufijve, me të gjitha argumentet pro dhe kundër hapjes së kufijve, dhe ai kërkoi që të hapet diskutimi. Ne hapëm diskutimin, dhe u lajmëruan ministra që treguan përparësitë për hapjen e kufijve, mbi gjitha për aspektin ekonomik, por gjithsesi duke i hapur edhe çështjet problematike që mund të paraqiten për shkak të aspektit shëndetësorë. Ne i treguam ministrit që në cilat aspekte duhet të ketë kujdes”, tha mes tjerash Zaev.
I pari i ekzekutivit tha se për hapjen eventuale të kufijve do të vendosin autoritete shëndetësore.
“Në fund, ministri i Shëndetësisë do të përfundojë konsultimet me kolegët nga ministritë e shëndetësisë në rajon dhe në të gjithë rajonin, Komisioni Shëndetësorë do të merr vendimin përfundimtarë nëse duhet të hapen kufijtë, që të kalojmë pa PCR test ose me PCR test. Nuk do të ndaja ministrat në disa për e disa kundër, kishte argumente…do të duhet të jemi të kujdesshëm, në aspektin ekonomik por edhe për aspektin shëndetësore”, theksoi Zaev.