27 persona të infektuar gjatë nëntorit në Bujanoc
Bujanoc, 6 nëntor 2020. Sipas të dhënave më të fundit nga Shtëpia e shëndetit, nga fillimi i nëntorit deri më sot, në Bujanoc janë regjistruar 27 raste të reja me Covid-19.
Siç kemi njoftuar më herët, sot janë regjistruar 12 raste të reja, mirëpo këtu nuk janë përfshirë rezultatet e testeve të kryera në Entin e shëndetit publik në Vranjë, e as testet aerologjike të kryera në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Raporti i Shtëpisë së shëndetit në të cilin kishim qasje, thuhet se nga 1 nëntori janë 12 raste pozitive në testin PCR në ESHPV, po aq në Shtëpinë e shëndetit, si dhe tre raste pozitive në testin serologjik të bëra në këtë ent.
Është rritur edhe për dy numri i të infektuarve në mesin e punonjësve të Shtëpisë së shëndetit, ashtu që numri total i të infektuarëve është 22 persona.
Sipas këtyre të dhënave, numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i epidemisë është 242, ndërsa vetëm nëntorit janë shënuar 27 raste.
Sa për krahasim, gjatë tërë tetorit ishin gjithësejtë 16 raste.
Gjatë ditës së sotme drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavloviq, i tha Bujanovaçkes se situata është duke u përkeqësuar, por se ende është nën kontroll.
Ajo shtoi se testet treguan se shumë qytetarë e kishin kaluar infeksionin pa duke mos qenë në dijeni për këtë.