A do të fillojë pushimi dimërore më herët?

Pushimi dimëror në të gjithë territorin e Serbisë me shumë gjasa do të fillojë më 25 dhjetor, por për shkak të situates se krijuar me pandemine, është e mundur që nxenesit të përfundojnë mesimin më 18 dhjetor.

Këto janë variantet të cilat po diskutohen për parandalimin e korona virust, por ende nuk ka një vendim përfundimtar, raporton “Novosti” percjell presheva.al.

Sipas kalendarit shkollor, nxenesit ne Vojvodine fillojne pushimin me 23 dhjetor dhe kthehen ne shkolle me 18 janar 2021.

Ndersa në Serbi pushimi eshte planifikuar ne dy pjese – pjesa e pare e pushimit fillon nga 31 dhjetori deri me 8 janar, ku perfshihet edhe vikendi, dhe dita e pare e punes do te ishte 11 janari. Pjesa e dyte e pushimit dimerore eshte planifikuar nga data 1 deri me 16 shkurt.

“Për shkak të situatës epidemiologjike, Shtabi i Krizave do të propozojë që të gjithë fëmijët të jenë me pushime në të njëjtën kohë, pyetja e vetme është se cila datë do të zgjidhet për fillimin e pushimeve. Gjithashtu, kohëzgjatja prej tre javësh, siç ishte planifikuar për studentët e Vojvodinës, mund të zgjatet në katër. Nuk do të ishte diçka e re, sepse dy vitet e mëparshme pushimet dimërore u zgjatën për një javë për shkak të gripit sezonal. Nuk perjashtohet si mundesi qe femijet te jene ne pushim deri në fund të janarit – thonë bashkëbiseduesit e “Novosti”, percjell presheva.al

Anëtarët e Shtabit të Krizave kanë përsëritur se nuk ka probleme të mëdha në shkolla me infektimin e korona virusit, sepse të gjitha rregullat zbatohen nga nxënësit dhe mësuesit.

Është vendosur që nga dita e hënë të gjitha shkollat jo vetem nje here ne jave por te paraqesin te dhenat per infektimin e nxenesve dhe arsimtareve dhe stafin shkollor çdo ditë. Këto te dhena dergohen ne Ministrine e shendetesise e cila pastaj ia paraqet shtabit te krizave.

Kujtojme se nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme aktualisht janë në pushimin e vjeshtës, i cili filloi të mërkurën dhe zgjat deri të hënën.

Edhe pse kjo festë nuk ishte planifikuar fillimisht për shkollat ​​e mesme, vendimi u ndryshua për shkak të situatës aktuale epidemiologjike.

Back to top button