A do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Preshevë?

Numri i madh i infektimeve me Covid-19 në javët e fundit në Preshevë ka shënuar rritje të madhe. Qeveria ne Beograd ka vendosur masat qe nga neser kafiterite dhe objektet hotelerike do te punojne deri ne oren 21:00.
Rritja e madhe dhe në mënyrë të shpejtë e numrit të personave të infektuar me Covid-19 në Preshevë, ka bërë që autoritetet të shqyrtojnë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Preshevë ka pasur mbi 20 të infektuar.
Zëvendës udhëheqës i Shtabit për situata të jashtëzakonshme, Armend Aliu ka kerkuar qe te shtohet kujdes nga qytetaret dhe te permbahen rregullat per luftimin e korona virusit.
Ai gjithashtu ka treguar se nesër me datë 17 Nëntor 2020 do të mblidhet Shtabi per situatate emergjente ne Komunen e Presheves, Aliu ka potencuar se do te kerkoje nga Shtabi shpalljen e gjendjes emergjente ne tere Komunen e Presheves, shkruan Presheva.AL
Si zëvendës udhëheqës i Shtabit për situata të jashtëzakonshme, nesër me datë 17 Nëntor 2020 do të thërras Shtabin në përbërje të plotë në një mbledhje ku do t’i kërkoj:
1. Shpalljen e gjendjes emergjente në tërë Komunën e Preshevës.
2. Të reduktohet puna e administratës civile në të gjithë Komunën e Preshevës nga ora 8:00h deri ne 14:00h.
3. Të monitorohet më fuqishëm kufizimi i orarit të punës i të gjitha objekteve afariste (restorante, kafiteri, dhe objekte ku kryhen veprimtari ekonomike).
4. Të caktohet një pako emergjente për të gjitha familjet që kanë të prekur anëtar të familjes me COVID19 me një vlerë parash në përputhje me mundësitë ekonomike të komunës që do të lehtësoj financiarisht familjet ekonomikisht të dobëta që po kalojnë këtë sfidë.
5. Të ndryshme.
Nevoja për mbajtje të kësaj mbledhjeje dhe këtë vendim po e marr pas konsultimeve të shumta me qytetarë, institucione dhe pas një pasqyre të rëndë të gjendjes me COVID19 në tërë teritorin e Komunës sonë.
Ju uroj shëndet!
Armend Aliu