Lajme

Bie pushteti në Preshevë, PDSH, PVD dhe LRPDSH dështojnë të krijojnë shumicë të re

Sot përshkak të mungesës së kuorumit ka dështuara edhe tentimi i fundit i mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal të Preshevës, me të cilën është zyrtarizuar rënia e pushtetit aktual dhe sjellja e masave të përkohshme në këtë vetqeverisje lokale.

Sot 27 nentori, ka qenë afati përfundimtar për mbajtjen e seancës së kuvendit në mënyrë që mos të bëhet shpërndarja e tij, PDSH, PVD dhe LRPDSH kane deshtuar ne perberjen e re pas seances se fundit, e cila ka qene seanca me e keqe qe ka perjetuar Presheva.

Pritet që Ministria për Vetqeverisje Lokale dhe Administratë Shtetërore këto ditë të sjellë vendim mbi shpërndarjen e kuvendit lokal dhe organeve egzekutive të pushtetit komunal.

Deri në zgjedhjen e pushtetit lokal komunën do ta menaxhojë organi i përkohshëm.

Related Articles

Back to top button