Bill Clinton reagon pas fitores së Biden në zgjedhjet presidenciale
Për fitoren e Biden ka reaguar edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.
Ky i fundit me anë të një postimi në Tëitter, ka thënë se në SHBA ka fituar demokracia.
Sipas tij, Amerika tanimë ka një president dhe një nën-presidente që do t’i bashkojnë njerëzit sërish.
“Amerika foli dhe demokracia fitoi. Tanimë kemi një president dhe një zëvendës-president të zgjedhur që do të na shërbejë të gjithëve dhe do të na bëjë bashkë. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e juaj”, ka shkruar Clinton në llogarinë e tij në Twitter.
America has spoken and democracy has won. Now we have a President-Elect and Vice President-Elect who will serve all of us and bring us all together. Congratulations to Joe Biden and Kamala Harris on your momentous victory!
— Bill Clinton (@BillClinton) November 7, 2020