Lajme

Edhe në Bujanoc vendoset flamuri kombëtar (Foto)

Çdo herë më 28 Nëntor kujtojmë sakrificën e gjeneratave të tëra që punuan palodhshëm që kombin tonë ta radhisin përkrah popujve të përparuar dhe vlerave të civilizimit perëndimor. Është koha që të reflektojmë dhe të trashëgojmë vlera të mirëfillta që gjeneratat e ardhshme të ndjehen krenarë.

Këtë vit, ndonëse pa ndonjë manifestim përshkak të pandemisë, shqiptarët në Bujanoc dhe Luginë i gjen më të bashkuar se kurrë, pikërisht ashtu si flamuri kombëtar që simbolizon unitetin kombëtar.

Duke shpresuar që në një të ardhme të afërt do të lejohet ligjërisht përdorimi i simboleve kombëtare, ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar!

Related Articles

Back to top button