Ilir meta i uron shërim të shpejtë kryetarit Arifi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar shërim të shpejtë nga Covid 19 kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit
“Uroj që sa më shpejt ta mundni këtë, Shërim të shpejtë Kryetarit të Komunës së Preshevës, duke besuar se do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi, uroj të rikthehet sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të detyrës shumë të rëndësishme.
Solidaritet vëllazëror me të gjithë bashkëkombasit tanë të dashur në Luginë, të cilët po përballen gjithashtu me #COVID19. Ju uroj të kenë familjarisht shëndet të plotë dhe i ftoj të respektojnë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore”, shkruan Meta në Twitter.
(1/2) Shërim të shpejtë Kryetarit të Komunës së Preshevës, @arifishqiprim.
Duke besuar se do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi, uroj të rikthehet sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të detyrës shumë të rëndësishme. 🇦🇱 pic.twitter.com/qkcAwYgOfi— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) November 15, 2020