Lajme
Ka filluar mbjellja e fidaneve në relacionin Çukarkë – Stacion Hekurudhor
Në kuadër të mirëmbajtjes dhe kultivimit të hapësirave të gjelbëruara, ka filluar mbjellja e fidaneve përskaj rrugës magjistrale në hyrje të qytetit të Preshevës, respektivisht prej daljes nga Korridori X deri në hyrje të Stacionit Hekurudhor.
Përmes projektit është paraparë që të mbillen 250 fidane të llojit Acer Plantanoides, në të dy anët e rrugës.
Ky projekt po realizohet si tentativë e dytë për të bërë dekorimin e këtij aksi rrugor, pavarësisht që herën e parë nuk pati sukses në zënien e fidaneve, për shkak të temperaturave të larta të asaj vere, ku tashmë kompania e kontraktuar për mbjelljen e fidanëve, do të përkujdeset edhe për ujitjen dhe mirëmbajtjen e tyre, në periudhë së paku njëvjeçare.