Lajme

Kanë filluar punimet në rregullimin e trotuarit në rrugën Vëllezërit Frashëri

Në kuadër të Planit investiv, gjegjësisht pozicionit për rregullimin e hapësirave publike të komunës sonë, ka filluar realizimi i projektit për rregullimin e trotuareve në rrugën: “Vëllezërit Frashëri” në Preshevë.

Përmes projektit do të trajtohen pjesët e trotuarit në të cilat mungon hapësira e dedikuar për këmbësorët, si nevojë imediate për ngritjen e sigurisë së trafikut në këtë lagje, duke patur parasysh që në këtë rrugë ka munguar trotuari në të dy anët.

Për shkak të nivelit të lartë të frekuentimit të kësaj rruge nga ana e qytetarëve të kësaj lagje, poashtu edhe nga ana e studentëve të Universitetit të Novi Pazarit – Dega në Preshevë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për qarkullimin e këmbësorëve, komuna e Preshevës ka inicuar realizimin e këtij projekti.

Me realizimin e këtij projekti, të gjithë shftrytëzuesve do t’i ofrohen kushte më komode dhe më të sigurta për qarkullim, në këtë arterie të rëndësishme, që lidhë këtë lagje me qytetin.

Së shpejti, në këtë rrugë do të bëhet edhe zgjidhja e problemit të ujërave atmosferike mes komplekseve banesore “Towers” dhe “Swiss Residence”, poashtu dhe do të bëhet rregullimi i udhëkryqit në hyrje të kësaj rruge, gjegjësisht në afërsi të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Related Articles

Back to top button