Lajme

Këto janë masat e shtabit republikan që hyjnë në fuqi nga sonte

Masat e Shtabit Republikan që do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme janë këto:

– Shkurtimi i orarit të punës deri në ora 18:00 restoranteve, kafiterive, bareve, klubeve, bastoreve dhe qendrave tregtare.

– Përdorimi i obligueshëm dhe pa kusht i mbrojtjes personale (bartja e maskës mbrojtëse) në hapësirat e mbyllura, si dhe në ambiente të hapura në ato raste ku nuk mund të shmangen kontaktet me personat tjerë.

– Ndalimi i të gjitha tubimeve publike me prani të më shumë se 5 (pesë) personave në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Nga kjo masë përjashtohen organizata punuese, entet shkollore, shitoret, qendrat tregtare dhe objektet e ngjajshme, për të cilat vlenë rregulli i paraparë mbi numrin e pranishëm të personave në çdo moment në raport me sipërfaqen e objektit (minimum 4m2 për person).

– T’iu mundësohet puna nga shtëpia të gjithë punonjësve në përputhje me procesin e punës.

– Kontrolli i përpiktë i obligimit të bartjes së maskës në automjetet e transportit publik, krahas përgjysmimit të numrit maksimal të udhëtarëve në automjet, nga kapaciteti i deklaruar i automjetit.

– Kontrolli i përpiktë i zbatimit të izolimit në shtëpi, karantinimit shtëpiak (vetizolimit) si dhe i të gjitha masave të tjera kundër epidemisë që janë në fuqi.

Masat e përmendura janë të afatizuara në periudhën prej 10 ditësh dhe do të rishqyrtohen në pajtim me situatën aktuale epidemiologjike.

Related Articles

Back to top button