Kjo është komuna e parë në Kosovë që u dekorua për Vitin e Ri!

Komuna e Pejës është treguar e hershme sa i përket zbukurimit (dekorimit) të qytetit, për festat e funvditit.
Komuna e cila udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka alokuar fonde të veçanta, sikurse edhe çdo vit tjetër.
Kryetari Muhaxheri ka vazhduar me avazin e vjetër, ani pse disa komuna të tjera publikisht kanë njoftuar se marrë parasysh situatën aktuale me të cilën po përballemi, nuk do të ketë dekorime për Vitin e Ri.
Vlen të përmendim faktin se gjatë 24-orëve të fundit në këtë komunë, kanë dalë pozitivë me Covid-19, 40 persona.