Lajme

Mbledhja urgjente e shtabit të krizave, tema kryesore vendosja e masave të reja

Një mbledhje urgjente e Shtabit të Krizave do të mbahet nesër në orën 12, në të cilën do të diskutohet situata aktuale epidemiologjike në vend dhe vendosja e masave të reja.

Tema kryesore e takimit mund të jetë mos lejimi i ardhjes së shtetasve serbe nga vendet e europes për festat e fundvitit.

A do të mbyllen kufijtë? Ose a po mendohet për masa të tilla apo diçka e tillë?

Deri tani Shtabi i Krizave dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë rekomandim në lidhje me ndalesen ne kufi per qytetaret qe vijne nga jasht, tani per tani mund te hyjne ne Serbi lirshem dhe të kalojnë pushimet me familjet e tyre.

Sidoqoftë, epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave Branislav Tiodoroviq tha se kjo temë po shqyrtohet intensivisht. Ai sqaroi se në dy ose tre ditët e ardhshme, do të dihet nëse masa të veçanta do të futen në pikat kufitare para Vitit të Ri dhe festave të Krishtlindjes.

Related Articles

Back to top button