Në Serbi masat për kufizimin e orarit të punës do të vlejnë deri më 15 dhjetor
Qeveria e serbise ka sjellur vendim per luften kunder koronavirusit, dhe keto masa kane te bejne me punen ne shkollat fillore dhe te mesme.
Ne mbledhjen e djeshme eshte aprovuar kerkesa e shtabit te krizave qe nxenesit e shkollave te mesme dhe fillore nga klasa peste deri ne klasen e tete, nga 30 nentori do te kalojne ne mesim online permes internetit.
Ata do të mësojnë nga shtëpia e tyre deri në pushimet dimërore, fillimi i të cilave është caktuar më 21 dhjetor, në të gjithë Serbinë, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.
“Në periudhën nga 30 nëntori deri në fillim të pushimit dimëror, më 21 dhjetor, mesimi per nxenesit nga klasa e peste deri ne te teten do te do të mbahet online, gjithashtu edhe te gjithe nxënësit e shkollave të mesme do te fillojne nga e hena procesin mesimore nga shtepia. Pushimi dimëror fillon më 21 dhjetor 2020, dhe përfundon më 15 janar 2021, dhe do të jetë i vlefshme për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Republikës së Serbisë “, thuhet ne njoftim.
Qeveria ka vendosur qe te zgjase masen e kufizimit te orarit te punes deri ne oren 18:00 per restorantet, kafiterite, baret, klubet, bastoret dhe qendrat tregtare, ndersa dyqanet me pakice deri ne ore 21:00 dhe kjo mase do te zgjase deri me 15 dhjetor 2020.
Të gjitha masat e miratuara më herët mbeten të njëjta dhe janë në fuqi.