Në Shkollën e mesme në Bujanoc disa profesorë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, nga java e ardhshme procesin mesimore do ta beje “online”.
Krejt kjo vjen sepse ne kete shkolle sipas informacioneve te marra nga drejtori i shkolles Zejni Fejzullahu, 5 profesore kane rezultuar pozitiv dhe 5 te tjere jane ne vet izolim.
“Për shkakë se kemi pesë profesorë të konfirmuar me COVID-19, dy të tjerë të izoluar dhe tre punëtorë ndihmësa me simptome, shkolla jonë nga java e ardhshme do te aplikojë mësimdhënien online” – tha Fejzullahu.
“Shpresojmë që brenda një jave, situata me koronavirus, do të ndryshojë në institucionin tonë” – përfundoi, Zejni Fejzullahu, drejtor i shkollës së mesme “Sezai Surroi”.
Kujtojmë që numrat e te infekturve me koronavirus ne Bujanoc, janë rritur gjatë muajit nëntor, dhe tashmë kanë filluar masat anti COVID-19.