Në vend të çajit, ai “piu” dënimin

Një burrë në Mançester u gjobit me 200 paund (rreth 220 euro) për shkelje të masave kufizuese kur shkoi te fqinji i tij për çaj.

Policia i shkruajti një dënim një personi në Luton, në zonën më të gjerë të Mançesterit, raporton Sun, percjell presheva.al duke iu referuar Manchester Evening News.

Masat kufizuese të vendosura nga qeveria britanike nuk lejojnë njerëzit të takohen me anëtarët e familjes së gjerë ose fqinjët dhe miqtë.

Pasi e kuptoi se çfarë kishte bërë, burri u përpoq t’i tregonte policisë pse ishte me një fqinj.

“Sipas masës së re kufizuese, ai mori një dënim të detyrueshëm dhe ai vetëm e përkeqësoi situatën duke gënjyer për arsyet e vizitës. Ju mund të shkoni në shtëpinë e dikujt tjetër nëse jeni pjesë e një rrjeti mbështetës, ose, të themi, shkoni të kujdeseni për një fëmijë,” tha policia e Mançesterit.

Back to top button