Lajme
Në Vranjë 101 pacient të shtruar në spital, 49 shtretër të lirë
101 pacientë janë aktualisht të shtruar në spitalin kovid të qendrës shëndetësore ne Vranje, prej të cilëve 85 janë konfirmuar laboratorikisht te infektuar me virusin korona, njoftoi Shtabi per situata emergjente ne Vranje, duke shtuar se numri i shtretërve të lirë është 49.
98 pacientë kanë pneumoni, 44 janë me oksigjen dhe në 24 orë e fundit 15 pacientë jane pranuar për trajtim spitalor, ndërsa 14 u liruan.