Nga 1 janari 2021 në Serbi mund të shkoni në pension në këtë moshë
Nga 1 janari 2021, grate mund te punojne dy muaj me shume nese duan te dalin me pension te plote, dhe kete mund ta bjene ne moshe 63 vjec dhe dy muaj.
Per meshkujt nuk ka ndryshime, ata mund te shkojne ne pension ne moshen 65 vjeçare ose 15 vjete pervoje pune.
Drejtori i fondit pensional ne Serbi Vladimir Stankoviq thote se duke filluar nga viti 2021 burrat dhe grate do te mund te dalin ne pension ne kushte te reja, sic jane: grate e moshes 58 vjecare duhet te punojne dhe kater muaj qe te shkojne ne pension ose ti kene 39 vite dhe kater muaj pervoje pune, ndersa burrat duhet ti kene 59 vjec ose 40 vjet pervoje pune.
Deri ne fund te vitit te drejte per pension kane burrat qe mbushin 65 vjec ose kane te pakten 15 vjet pervoje pune, ndersa grate kane te drejte pensionimi nese arrijne moshen 63 vjecare ose 15 vite pervoje pune.
“Tek pensionimi i parakohshem gjerat ndryshojne. Sa i perket burrave ata mund te dalin ne pension me 40 vjet pervoje pune ose te jene ne moshen 58 vjecare dhe kater muaj, ndersa per grate eshte e nevojshme ti kene 39 vjet pervoje pune ose te jene ne moshen 57 vjecare dhe kater muaj”. tha Stankoviq, transmeton Presheva.AL
Ai shton se numri i kerkesave te paraqitura per pensionim te parakohshem ne vitin 2019 ka qene 20 perqind me i larte se viteve te me hershme, ndersa kete vit eshte 13 perqind ose rreth 35.000 kerkesa.
Pa marre paraysh moshen grate dhe burrat mund te pensionohen me 45 vite pervoje pune dhe mesatarisht 500 persona ne vit kane te drejte per pension bazuar ne kete pervoje pune, thote drejtori i sektorit te fondit pensional.
Qytetarët të cilët duhet të përfundojnë punën e tyre në ditën e fundit të këtij viti mund të paraqesin një kërkesë për ushtrimin e së drejtës për pension në sportelet e fondit PIO, me postë ose në mënyrë elektronike.
“Mundësia e paraqitjes elektronike të kërkesave u bë e mundur nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor këtë vit, para fillimit të epidemisë, kështu që tani për tani, rreth 7,000 kërkesa janë paraqitur në këtë mënyrë,” thotë Stankoviq.
Sipas fjaleve te tij, kur perfundon punen eshte me mire te kontrolloni te punedhenesi se cfare eshte evidentuar, pra a eshte regjistruar pervoja e punes e gjitha.
Informacioni qe ju duhet para se te filloni procesin e pensionimit
Rekomandohet qe para se te dilni ne pension te pakten dy vite me heret te kontrolloni se cka eshte regjistruar dhe te filloni ti mblidhni te dhenat me kohe, te cilat jane te nevojshme per vendimin ne pension.
Pensionet familjare jane 20 perqind nga numri i pergjitshem. Nga viti 2020 mundohet qe te drejte ne pensionim mund te kene edhe parteneret jashtemartesor. Per te pas kete te drejte eshte e nevojshme qe bashkjetesa jomartesore te zgjase te pakten tre vite ose personat te kene nje femije.
“Ekziston mundesia, ne rast se kur bashkejetesa jashtemartesore ka perfunduar dhe vendimi i gjykates eshte dhene, ne kete rast mund te keni te drejten per pensionim”, shpjegon drejtori i fondit pensional PIO.
Eshte e nevojshme qe personi te aplikoje per te drejte ne pensionim ne moshen e duhur. Per femrat eshte 53 vjec dhe per burrat 58 vjec ose femijet deri ne moshen 26 vjecare nese shkojne ne shkolle.