Numri i të infektuarve vazhdon të rritet: Rekord i ri në Serbi

Informacionet e fundit tregojne se 3,822 persona jane regjistruar si te infektuar në Serbi, ndersa 17 persona kane nderruar jete.

Janë testuar 14,015 njerëz.

3,693 persona jane në spital dhe 163 njerëz gjinden në aparate për frymëmarrje.

Ky është numri më i madh brenda një dite me të infektuarve në Serbi.

Numri i pacienteve qe shtrohen ne spital gjithashtu eshte në rritje, dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kujdesen sepse numri i vendeve në spitale po zvogëlohet.

Shtabi i krizave u takua të enjten dhe masat e reja pritet të miratohen në mënyrë që të luftohet epidemia.

Check Also
Close
Back to top button