Paralajmërohet rritja e pagesave në autostradë nga 5 deri në 6%

Pritet të rritet taksa për autostrad në Serbi nga 5 deri 6%
Drejtori i përkohshëm i PE “Rrugët e Serbisë”, Zoran Drobnjak, njoftoi sot se do t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që të rrisë taksën me pesë ose gjashtë përqind.

Drobnjak theksoi se çështja e një rritje të mundshme të tarifave nuk është për të, por për Qeverinë e Serbisë, e cila ka fjalën e fundit për këtë.

“Unë do të bëj një propozim për të rritur taksën për pesë ose gjashtë përqind” tha drejtori i përkohshëm i PE “Rrugët e Serbisë”.

Drobnjak shtoi se ai beson se një rritje e çmimit të vozitjes në autostradë me pesë ose gjashtë përqind nuk do të ishte shumë shpenzim për qytetarët dhe se PE “Rrugët e Serbisë” nga ana tjetër do të kishte më shumë para në dispozicion për mirëmbajtjen dhe rinovimin e rrjetit rrugor.

Rrugët e Serbisë mund të ndihmojnë kështu më shumë në mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën juridiksionin e vetëqeverisjeve lokale – shtoi Drobnjak.

Back to top button