Për çfarë ta falemderojmë Armendin, për apelet për kujdes apo për rizgjim të instiktit tonë për “politikbërje”?!

Mbrëmë në RTV Aldi ishte i ftuar zv.Kryetari i Komunës, gjithashtu në cilësinë e zv. Komandatit të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme e njëherit edhe themelues dhe kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare Armend Aliu. Shkas për thirrjen në këtë televizion ishte gjendja pandemike e CoViD-19, Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, hapat që ka marrë pushteti lokal, bashkëpunimi ndërinstitucional lokal, ndihma e mundshme nga ana e pushtetit lokal, bashkëpunimi me institucionet shëndetësore të Preshevës me ato të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, këshillat për ruajtjen e shëndetit dhe të ngjajshe.
E kur ky emision afërsisht zgjati rreth 60 minuta, e për temat e lartëcekura u diskutuan për 55 minuta, dhe 5 minutat e mbetura u folën për themelimin dhe ecurinë e ADSH-së, sapo u mbyll ky emision, të gjitha portalet, të gjithë njerzit filluan të flisnin për ADSH-në, për Armendin, për njerzit që potencialisht mund ti merrte Armendi (ADSH) e filluan kalkulimet e kshilltarëve të ardhshëm të ADSH.
5 minuta që foli Armendi për ADSH mjatuan (dhe 55 minuta për gjendjen e jashtëzakonshme e këshilla si ta ruajmë shëndetin u harruan), që çdo portal e çdo individ të harrojë këshillat shëndetësore, të harrojë situatën pandemike, e të aktivizojmë instiktin tonë që të flasim për “politikë”.
Çfarl po ndodh me portalet, mediat dhe shoqërinë tonë? Siç duket, jemi shoqëri që të vetmin ushqim që e servirim në sofrat tona, në kafenetë tona është politika!
Athua kur do të ngopemi dhe të fillojmë një qasje dhe një mënyrë tjetër të jetesës!?
Ndërsa ne si portal i cili ka kohë që e kemi paralajmëruar themelimin e ADSH-së në bazë të burimeve tona si dhe nga vet deklarimet e Aliut, nga emisioni i mbrëmshëm, mendojmë se duhet të veçojmë apelet për kujdes dhe apeli për përmbajtjen e masave të parapara nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme.
Opinion nga Portali Departamenti.com