Për pagën time të parë, gati 23 mijë aplikime

Paga ime e pare deri me 8 nentor ka pranuar 22.948 te rinj nga te cilet 17.081 kandidate aplikuan me sukses per nje nga 12.559 pozicionet ne 7.524 punedhenes ne Serbi.

Punëdhënësit e sektorit privat kanë kohë deri më 15 nëntor për të zgjedhur dhe te kontaktojne me kandidatët.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve që nuk kanë përfunduar ende procesin e përzgjedhjes dhe u kanë dërguar oferta kandidatëve, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që kontakti të përfundojë me sukses brenda afatit të caktuar” Punëdhënësit e sektorit publik do të njoftohen për aktivitetet e mëtejshme pas 16 nëntorit. Lista përfundimtare e punëdhënësve me numrin e ekzekutuesve të aprovuar për secilin punëdhënës do të publikohet në portalin Moja prva plata më së voni deri më 27 nëntor ”, deklaron SHKP, percjell presheva.al

Përfundimi i kontratës ndërmjet Shërbimit Kombëtar, punëdhënësit dhe kandidatit të përzgjedhur, i cili rregullon të drejtat dhe detyrimet reciproke, do të bëhet në periudhën nga 28 Nëntori deri më 14 Dhjetor.

Back to top button