Lajme

PRESHEVA KA NEVOJË PËR SPITAL, kjo është kërkesa zyrtare e Shtëpisë së Shëndetit për qeverinë e Serbisë!?

Presidentit Vuçiq
Kryeministres Brnabiç
Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë
Trupit Koordinues

Komuna e Preshevës ka nevoj prioritar për një spital

Me një letër iu kemi drejtuar institucioneve më të larta shtetërore për lejen dhe mundësimin e hapjes së një spitali regjional në komunën e Preshevës.

Ky spital do të jetë në dispozicion për dy komunat, Preshevë dhe Bujanoc për rreth 80.000 banorë.

Kërkesa bazohet në hapjen e spitalit të ngjajshëm në Pasjan të Gjilanit i cili funksionon tashmë sa vite.
Në këtë proces do të kyçen dhe vetqeverisjet lokale të Preshevës dhe Bujanocit si dhe donatorët e mundshëm.

Hapja e spitalit ka prioritet për ofrimin e shërbimit mjeksor sekondar për banorët e Luginës së Preshevës.

Preshevë
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit
Dr Driton Salihu

Related Articles

Back to top button