Lajme

Selim Selimi nënshkruan vendimin për ndihmë financiare për kthimin e gjykatës në Preshevë

Në shënim të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, festës që na mban një në ndjenja dhe zemër të gjithë shqiptarët për shekuj me radhë, ashtu siç ishim dhe do të jemi gjithnjë, kam nënshkruar vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës, si dëshmi se me kujdesin e duhur për vëllezërit tanë të cilët padrejtësisht janë të ndarë nga trungu amë, mund të realizojmë kërkesat e ligjshme për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Luginës.

Me rikthimin e degës së Gjykatës në Preshevë, qytetarëve të kësaj komune iu garantohet mbrojtje më kuptimplotë e të drejtave të tyre, gjykim i drejtë dhe qasje me e shpejtë në drejtësi.

Jemi bashkë, duke mos kursyer asgjë për t’iu bërë ballë presioneve të vazhdueshme të shtetit serb dhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Gëzuar Festat e Nëntorit gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Related Articles

Back to top button