Lajme

Shpend Ahmeti ndan 5 milionë euro për bizneset dhe 100 mijë euro për mediat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Komuna ka ndarë pesë milionë euro për t’u dalë në ndihmë bizneseve të vogla në kryeqytet dhe një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që operojnë në Prishtinë.

Ahmeti përmes një shkrimi në “Facebook” njoftoi se procesi i ndarjes së granteve do të jetë transparent në formë elektronike, online.

“Në ditët në vijim do të fillojmë procesin e ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla. Kemi ndarë 5 milion euro për këtë qëllim. Duke marr parasysh numrin e bizneseve në Prishtinë kjo është ndihmë e vogël por për mikro dhe bizneset e vogla mund të jetë domethënëse në pandemi. Procesi do të jetë transparent (online)”, ka shkruar Ahmeti.

“Po ashtu kemi ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në Prishtinë. Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar”, ka shtuar i pari i Prishtinës.

Si pasojë e rritjes drastike të numrit të rasteve të reja, Qeveria ka miratuar masa të reja të premten. Krahas këtij vendimi, ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Kosovës, prej orës 20:00, të premten, deri më 09 nëntor 2020, e hënë në orën 05:00.

Related Articles

Back to top button