Shqiprim Arifi tregon ARSYET pse zgjodhi të shtrihet në spitalin e Nishit

I pari i Komunes se Presheves tashme eshte ne gjendje shendetesore te mire, ai permes nje postimi ne facebook ka njoftuar për kthimin e tij në shtëpi pas trajtimit mjekësorë në spitalin e Nishit.
Ne momentin e shtrimit ne spital Arifi ka njoftuar se ka pasur keshilla qe te transferohet nga Nishi dhe te shkoje te mjekohet ne spitalet e Gjermanise, gjithashtu edhe te Kosoves dhe Shqiperise.
Arsyeja qe Arifi ka vendosur te mos largohet nga spitali i Nishit eshte se nuk ka dashur te privilogjehet dhe te ndahet nga qytetaret e Lugines te cilet po shtrihen ne spitalin e Nishit pas perkeqesimit te situates me Covid 19.
“Gjatë transferimit tim në spital, kam zgjedhur një institucion në rajon i cili frekuentohet nga shumica absolute e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kam pasur këshilla e mbështetje të transferohem në Gjermani (aty ku kam lindur) dhe në gjitha spitalet në Kosovë, Shqipëri e gjetiu. I kam falënderuar të gjithëve për përkujdesjen, pasi më ishte e pamundur të privilegjohem dhe të ndahem nga qytetarët e Luginës së Preshevës që janë të shtrirë në këto spitale rajonale. Dhe kështu kam takuar shumë bashkvendas që kanë pranuar trajtimet mjekësore në këto spitale edhe pse kemi kundërshtimet tona politike shekullore me shtetin ku jetojmë.” ka shkruar Arifi ne facebook.
Kujtojme se Shqiprim Arifi eshte shtrire ne spitalin e Nishit me date 15 nentor.