Shtabi komunal vendos të gjithë besimtarëve do u matet temperatura para hyrjes në xhami

Shtabi Komunal për S.J. sot ka mbajtur mbledhjen e radhës
Gjatë këtij takimi përveç anëtarëve të shtabit, prezent ishte epidemiologu nga Enti i shëndetit publik nga qyteti i Vranjës Dr Goran Ristić, ku gjatë takimit ai analizoi dhe dha këshilla për masat shtesë. Në takim ishin prezent edhe përfaqësuesit e Bashkësive Islame për të analizuar situatën edhe në Xhamitë tona.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u nxorrën edhe këto konkluzione:
1. Në bazë të raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dhe vlerësimit të rrezikut dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – covid 19 për tërë territorin e komunës së Preshevës, Shtabi Komunal për S.J. konstaton se gjendja epidemiologjike në komunën e Preshevës është alarmante dhe po shkon duke u përkeqsuar edhe më tepër dhe se nga popullata kërkon disciplinë dhe rrespektim të masave në fuqi me qëllim të ngritjes së vetëdijës shëndetsore të popullatës.
2. Në konsultim me përfaqsuesit prezent të Bashkësive Islame në Preshevë, Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë urdhëron të gjitha Xhamitë në teritorin e Komunës së Preshevës të pajisen me termometër për matjen e temperaturës, me të cilin personi kujdestar do të kontrolloj temperaturën e besimtarëve në hyrje të xhamive.
3. Proceduat e të pames të reduktohen për nga numri dhe të mbahen vetëm në ambientet e hapura duke rrespektuar distancën dhe mbajtjen e maskës.
4. Të ndalohet frekuentimi i Xhamive për besimtarët prej moshës 60 vjeçare e më lartë.
5. Drejtorati komunal për punët e inspekcionit menjëherë të dalë në teren me katër ekipe mobile dhe të kontrolloj zbatimin e masave në fuqi, dhe për ato veprimtari që nuk i rrespektojnë masat në fuqi – të zbatojnë procedurën Ligjore ndëshkuese.
6. Shtabi komunal për S.J. rregullishtë do të informoj popullatën dhe opinionin për të gjitha faktet për siguri dhe shpëtim, si dhe për ndërprerjen e rrezikut për të cilat është shpallur situata e jashtëzakonshme.