Fillon pushimi vjeshtorë, mendohet te lidhet me pushimin dinerorë

Gjithnjë e më shumë kemi nxënës të infektuar me virusin korona në shkollat ​​e mesme dhe fillore, por situata është nën kontroll, kështu thotë epidemiologu dhe anëtari i Shtabit të Krizave Predrag Kon, duke shtuar se pushimi dimëror të jetë tash.

Ai për Tanjug tha se rritja e të infektuarve në shkollat tona pritej, sepse intensiteti i virusit po rritet në të gjithë Serbinë.

“Situata në shkolla është ende nën kontroll. Virusi hyn në shkolla, por parandalohet të përhapet brenda shkollës. Sapo të zbulohet, studentët dhe mësuesit ndahen dhe dërgohen për trjatim” tha Kon, percjell presheva.al

Ai deklaron se javën e kaluar në Beograd në 111 shkolla fillore dhe 136 shkolla të mesme kishte nxënës dhe mësues të infektuar, në javën e fundit të tetorit ishin infektuar në 66 shkolla fillore dhe 77 të mesme, dhe një javë para kësaj në 28 shkolla fillore dhe 28 shkolla të mesme.

Pushimet janë të rëndësishme për shkak të gripit
Kon thotë se është mirë që fëmijët po shkojnë në pushimin e vjeshtes dhe se do të ketë pushim pesë-ditor në shkolla. Ai tregon se Shtabi i Krizave po konsideron të bëjë pushimin dimërorë në të njëjtën kohë për nxënësit nga Vojvodina dhe Serbia qendrore.

Ai vëren se pushimet janë të rëndësishme për shkak të ndërprerjes së mundësisë së transmetimit, por kryesisht të virusit të gripit.

– Virusi i gripit transmetohet më së shumti tek nxënësit e shkollës dhe vetëm atëherë përhapet te të rriturit. Këtu (virusi corona) është e kundërta, ata sëmuren nga të rriturit në shkollën fillore – tha Kon.

Kjo ngre pyetjen, siç thotë ai, për harmonizimin e festave katolike dhe ortodokse, të cilat janë në kohë të ndryshme.

– E gjitha varet nga Ministria e Arsimit nëse munden dhe nëse është e dobishme të bashkohen dhe të shpërndahen në të njëjtën kohë. Po mendojmë për të dhe po kërkojmë zgjidhjen më adekuate – përfundoi Kon.

Check Also
Close
Back to top button