Të enjten vendoset për kufizimin e orarit të kafiterive deri në orën 20 ose 21

Per shkak te situates epidemilogjike dhe rritjen e numrit te infektuarve ne Serbi, te enjten do te mbahet mbledhja e shtabit te krizave kunder korona virusit.

Sipas informacioneve jozyrtare, tema e parë dhe kryesore mund të jenë kafenetë dhe klubet. Një masë më e rreptë për objektet hotelierike është mbyllja e plotë, e cila kundërshtohet nga udhëheqësit e qytetit të Beogradit, dhe një variant më i lehtë është që të shkurtohet orari i punës deri në orën 20 ose 21.

Presidenti Aleksandar Vuçiq sugjeroi të Shtunën që kjo mas të vendoset.

“Vendimin për shkurtimin e orarit të punës për objektet hotelierike ose mbylljen e tyre, ne do të presim dy ose tre ditë” tha Vuçiq të shtunën.

Back to top button