Të moshuarve mbi 60 vjeç u ndalohet hyrja në xhami

Meqenëse në ditët e fundit ka rritje të rasteve të prekura me COVID-19 në qytetin e Preshevës, Shtabi per situata të jashtëzakonshme në Preshevë ka nxjerrë disa konkluzion me masa të reja, e ndër ta edhe ajo për persona të shtyrë në moshë dhe me probleme të theksuara shëndetësore.
1. Në bazë të raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dhe vlerësimit të rrezikut dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – covid 19 për tërë territorin e komunës së Preshevës, Shtabi Komunal për S.J. konstaton se gjendja epidemiologjike në komunën e Preshevës është alarmante dhe po shkon duke u përkeqsuar edhe më tepër dhe se nga popullata kërkon disciplinë dhe rrespektim të masave në fuqi me qëllim të ngritjes së vetëdijës shëndetsore të popullatës.
2. Në konsultim me përfaqsuesit prezent të Bashkësive Islame në Preshevë, Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë urdhëron të gjitha Xhamitë në teritorin e Komunës së Preshevës të pajisen me termometër për matjen e temperaturës, me të cilin personi kujdestar do të kontrolloj temperaturën e besimtarëve në hyrje të xhamive.
3. Proceduat e të pames të reduktohen për nga numri dhe të mbahen vetëm në ambientet e hapura duke rrespektuar distancën dhe mbajtjen e maskës.
4. Të ndalohet frekuentimi i Xhamive për besimtarët prej moshës 60 vjeçare e më lartë.
5. Drejtorati komunal për punët e inspekcionit menjëherë të dalë në teren me katër ekipe mobile dhe të kontrolloj zbatimin e masave në fuqi, dhe për ato veprimtari që nuk i rrespektojnë masat në fuqi – të zbatojnë procedurën Ligjore ndëshkuese.
6. Shtabi komunal për S.J. rregullishtë do të informoj popullatën dhe opinionin për të gjitha faktet për siguri dhe shpëtim, si dhe për ndërprerjen e rrezikut për të cilat është shpallur situata e jashtëzakonshme.