Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Preshevë

Është bërë e ditur se në orën 04:54 minuta Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me intensitet 5.4 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Sipas informacioneve, thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.
Sipas autoriteteve maqedonase, dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndier edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.
Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndien edhe në qytetin e Preshevës si dhe në disa qytete të Kosovës, si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.
Deri për tani nuk është raportuar për të lënduar.