Tre heronjët e Vjenës!

Një palestinez Osama Joda ka pranuar mbrëmë “Medaljen e Artë të Nderit” pasi ka rrezikuar jetën e vet duke e tërhequr policin e plagosur në një vend të sigurt dhe duke dhënë ndihmën e parë.
Dy turko-myslimanët (kështu dëshirojnë të prezantohen) Recep Tayyip Gültekin dhe Mikail Özen, kishin dal për të pi kafe, rrugës me auto shohin një grua që ishte e shtrirë në tokë, dy të rinjët nuk presin gjatë, zbresin nga automobili dhe e dërgojnë zonjën në një vend të sigurt, në këtë rast janë sulmuar me plumba nga sulmuesi. Pastaj nën këtë llahtari të gjuajtje me plumba ata e kanë ndihmuar edhe policin e plagosur dhe e kanë dërguar deri te makina e ndihmës së shpejt.
Këta janë heronjët që kanë marr vëmëndjen më të madhe qytetarët dhe mediat austriake.
*Osama Joda nuk është i panjohur për publikun austriak. Vitin e kaluar familjes së tij i është mohuar blerja e shtëpisë në lokalitet të Austrisë së poshtme nga kryetari i komunës nën arsyetimin ajo familje nuk i përshtatet “vlerave austriake”. Derisa në fund gjykata vendos në favor të familjes.