Vuçiq: Në fillim të janarit do ta kemi vaksinën kundër virusit

Në fillim të fjalimit të tij, Presidenti Vuçiq foli për vaksinën kundër virusit korona.
“Jemi duke punuar për të dhe unë dua të shpëtoj jetën e njerëzve dhe të shpëtojë ekonominë tonë. Ne kemi siguruar 800,000 doza të vaksinës Pfizer Biotek, por gjithashtu jemi duke negociuar me partnerë rusë dhe kinezë. Deri në fund të janarit, ne do të përpiqemi të sigurojmë vaksina të mjaftueshme për të gjithë sistemin shëndetësor dhe të mbrojmë kategoritë më të rrezikuara të popullatës” tha Vuçiq.
Presidenti tha se do të kishim vaksinat e para në Serbi para fundit të janarit.