“Babadimri” infekton azilin në Belgjikë, 18 të moshuar humbin jetën nga koronavirusi

Një azil të moshuarish në Belgjikë është kthyer në vatër shpërthimi të koronavirusit pas vizitës së babadimrit të Vitit të Ri, i cili kishte qenë pozitiv me COVID në këtë periudhë kohore.
Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave nga koronavirus në këtë ambient ka shkuar në 18. Prej 170 personave që qëndrojnë në këtë azil të paktën 121 u infektuan.
Ditën e djeshme, institucioni paralajmëroi se gjendja në shtëpinë e pleqve po vështirësohet pasi ka edhe mungesë të kujdestarëve. Kjo pasi në dy javët e fundit 36 punonjës rezultuan pozitiv me COVID.
Sipas Het Laatste Nieuës, qendra e kujdesit rezidencial ka kërkuar ndihmën e Kryqit të Kuq, Mbrojtjes dhe këshillit të qytetit për t’u marrë me mungesën e personelit. Hetimi i mëtejshëm duhet të zbulojë nëse vizita e Babadimrit është shkaku i vetëm i shpërthimit të infeksionit.