Bashkatdhetarët që udhëtojnë nëpër Serbi nuk obligohen të kenë testet PCR
Vera e këtij viti, ishte mjaftë e zbehtë pa ardhjen e mërgatës, por duket se bashkatdhetarët festat e fundvitit kanë zgjedhur t’i kalojnë në vendlindje. Në orët e mesditës së sotme, një numër i madh makinash u panë në kufirin Hungari-Serbi, ku si pasojë u krijuan edhe kolona të gjata.
Por, për të gjithë ata që kalojnë transit në territorin serb, vlejnë disa udhëzime, këto në kuadër të masave antiCOVID, transmeton IndeksOnline. Kushti për hyrjen në Republikën e Serbisë, sipas po të njëjtit udhëzim, nuk zbatohet, për shtetasit e huaj transit.
Transiti është i kufizuar në një periudhë jo më të gjatë se 12 orë nga momenti i hyrjes brenda këtij territori. Sipas kësaj pike, të këtij udhëzimi, bashkatdhetarët që do të vijnë në Republikën e Kosovës, s’e kanë obligativ testin negative RT-PCR për mospranin e virusit SARS-CoV-2.
Ndryshe, interesim mjaft i madh për të ardhur edhe përmes rrugëve ajrore kanë shprehur bashkardhetarët. Edhe për ta ndjekur këtë rrugë, po ashtu diasporës, nuk i kërkohet testi negativ për COVIDIN.