Fun

Bixhozi dhe pasojat në shoqërinë shqiptare

Bixhozi dhe lojërat e fatit(bastoret sportive) ndonjëherë mund edhe sjellin ndonjë fitim të rastit, por ato rrisin dëshirën për të fituar më shumë, gjithnjë e më shumë… Andaj, duke vazhduar të luash, humbiset jo vetëm ajo që është fituar, por shpeshherë ndodh edhe të futeni në kredi(vrima vazhdimisht do të zgjerohet) dhe për pasojë ka përballje me probleme nga më të ndryshmet, të cilat do t’i shtjelloj në vijim.

Lojërat e fatit, për të cilat shumica e dinë se nuk janë të mira, megjithatë nuk munden t`u largohen sepse thjesht, tashmë janë infektuar nga varësia që sjell kjo dukuri e rëndë anomaliteti.

Diku kam lexuar, se varësia që sjell bixhozi ia tejkalon drogës më të fuqishme – Heroinës. Njerëzit më parë janë shëruar nga ky helm i rëndë toksik se sa që ia kanë arritur të shërohen dhe dalin nga rrjeti patologjiik i rëndë që sjell bixhozi.

Bixhozi padyshim është rast i rëndë socio – patologjik dhe pasohet me pasoja të shumta; si ato fizike, ku trupi ndeshet me situata të rënda stresuese, duke tentuar të gjejnë mjete për të luajtu dhe kthimine mjeteve të humbura. Momenti kur humb dhe fiton shkakton dukuri stresi kurse pas çdo humbje vie ndjenja e pendimit.
Prej personave në fajlë shpesh e dëgjon të njëjtën fjali:
“Nuk jam duke luajtur më, ose jam betuar në Zot që nuk luaj, jam betuar në një anëtar të ndjerë të familjes- në eshtrat e babës, në varrin e nanës”.

Lojërat e fatit nuk sjellin problem te personi i cili luan, por me kohë këto probleme fillojnë të përhapen së pari në vetvete duke ndryshuar sjellje, mosrehati, pastaj në familje duke sjellë konflikte, ndarje, vjedhje, mashtrime, tradhëti, krime e me radhë deri në suicide.

Më duhet të theksoj edhe fenomenin ugurzi që sjell bixhozi ka të bëj me mashtrime të shumta, me këtë duke mos lënë vend pa trokitur, andaj me anë të lypjes; duke trilluar dhe shpifur gënjeshtra që as mendja e njeriut si imagjinon dot.
Këta njerëz faqezi, shpeshherë i bëjnë martir dhe viktimizojnë anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre, në radhë të parë fëmijët duke i etiketuar dhe u veshur sëmundje të rënda shëndetësore…!!! Këtë po e them meqë zotriu me inicialet: B.V. është duke e lozur këtë kartë, dhe fatkeqësisht bukur mirë po ia dilte…Disa anëtarë të familjes dhe unë kemi ra pre e mashtrimit të tij spektakolar, që kurrë hallall nuk do t’ia bëjmë.

Mjerisht edhe komuniteti shqiptar këtu në Zvicër është zhytur dhe helmuar me këtë kancer të pashërueshëm. Gjeneza e kësaj mortaje saktësisht nuk dihet, por unë mendoj se qëndron te ngritja sociale e familjeve dhe niveli i ulët i arsimit si dhe marrëdhëniet e dobëta brenda familjes- kryesisht të prindërve ndaj fëmijëve.

Për fund dua ta theksoj, se në botë gjithandej luhet bixhozi, por pjesë dërrmuese e zhvillojnë për kënaqësi dhe humbur kohën e lirë, POR VETËM TE SHQIPTARËT, MJERISHT BIXHOZI LUHET PËR TË FITUAR.
Bardh Avdiu.

Related Articles

Back to top button