Bujanoci ka 8 raste të reja me Covid-19
Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 670 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2525 kontrolla prej tyre 2386 të rritur dhe 139 fëmijë.
Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 232 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 28.12.2020 ka qenë 74, prej tyre 67 të rritur, dhe 7 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 26 persona, 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga komuna e Bujanocit dhe 2 nga Vranja si dhe përmes PCR metodës janë testuar 2 persona.
Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 8 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë.