Edhe në Bujanoc mjetet për dekorim do ti shpërndajnë pë personat me nevoja të veçantë
Sheshi i qytetit do të zbukurohet pa shpenzuar as edhe një dinarë, mjetet do t’ua ndajmë personave me aftësi të kufizuara
Për dallim nga vitet e kaluara kur qindra-mijëra dinarë shpenzoheshin nga buxheti komunal për zbukurimin e sheshit për fundvit, këtë vit më të vlegjlit do të mund ti shijojnë ngjyrat e shumëllojshme të dritave në shesh por pa shpenzuar as edhe një dinarë nga buxheti komunal.
Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 si duket ka vetëdijësuar shum kend por edhe udhëheqësit lokal që të kursejnë gjithkund ku është e mundur, ndërsa mjetet ti ndajmë aty ku më së shumti ka nevojë.
Kështu do të veprojë edhe pushteti lokal në Bujanoc i cili ka marë vendim që në shesh të vendosen zbukurimet nga vitet e kaluara por jo të ketë blerje të reja në këtë drejtim.
Megjithatë të vegjlit do ta kenë mundësinë që t’i shijojnë ngjyrat në sheshin e qytetit dhe të bëjnë foto.
Mjetet e parapara për zbukurimin e sheshit do ti dhurohen personave me aftësi të kufizuar, ka bërë të ditur Sali Salihi shef i kabinetit të kryetarit të komunës.
Atmosferën festive, shumëllojshmërin e ngjyrave në shesh qytetarët, veçanërisht fëmijët mund ta shijojnë nga java e ardhshme kur edhe do të fillojë zbukurimi i sheshit.