Lajme

Fondi Republikan rrit buxhetin e Shtëpisë së shëndetit në Preshevë për 120 mijë euro për vitin 2021

Me kërkesën e shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë drejtuar Fondin Republikan, për vitin 2021 ka marë pëlqimin që ta rrisë buxhetin për 14.095.000 dinarë ose 120.000 euro.

Vlera prej 1.644.000 dinarë është rritur për material saniteti për nevojat e shtëpisë së shëndetit ku hyjnë materialet si: Reagensat për laborator biokimik, filmat për Rentgen dhe materialet tjera si doreza, shiringa, fasha etj.

Vlera e rritur prej 5.214.000 dinarë për energjentë është për shërbimin primar ndërsa 660.000 për sekondar
Vlera e rritur prej harxhime materiale prej 886.000 dinarë për shërbimin primar dhe 1.572.000 dinarë për shërbimin sekondar.

Shuma e përgjithshme e vlerës së rritur në buxhet nga Fondi Republikan i rritur për vitin 2021 gjithsejt është 14.095.000 dinarë.

Related Articles

Back to top button