LajmeSport

Iljasa Zulfiu nga Miratoci tregoi super-formë në stinorin vjeshtor në ligën e Kosovës

Malisheva, u shpall nënkampion i grupit A në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra malishevase tregoi lojëra të mirë gjatë gjithë stinorit vjeshtor, e për një kohë qëndroi edhe si lidere në tabelë.

E njëri nga lojtarët më të dalluar dhe më meritor që skuadra “bardhekaltër” përfundoi e dyta në klasifikim, ishte sulmuesi, Iljasa Zulfiu.

Ai, me shpejtësinë e tij dhe tekniken e treguar në fushë, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të Superligës dhe po ashtu edhe të Ligës së Parë.

Vetë futbollisti ka konfirmuar se është në bisedime me dy ekipe të Superligës dhe një të Ligës ku ai luan, mirëpo që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Është ende të flitet se çfarë vendimi do të marrë. Po, jam në bisedime me dy skuadra të SuperLigës dhe një të Ligës së Parë. Sido që të jetë, së pari duhet të shikoj se çfarë synime ka klubi im aktual, e më pas të marrë një vendim përfundimtar”, ka deklaruar sulmuesi i Malishevës.

Zulfiu,karrierën e nisi në Preshevë, pastaj kaloi te ekipi i Radnik Surdulic, luajti për Flamurtarin e Prishtinës dhe tani është pjesë e Malishevës.

Related Articles

Back to top button