Ja 16 arsye për t’u pirë uji
🚰Pse është i rëndësishëm uji❓
Cila është kryesorja❔
⭕️Është e zakonshme të dëgjosh se uji është thelbësor për shëndetin tuaj. Por pse❓
🔘Kjo substancë përbën shumicën e peshës tuaj trupore dhe përfshihet në shumë funksione të rëndësishme të organizmit, duke përfshirë:
🔘pastrimin e toksinave (mbeturinave) nga trupi juaj,
rregullimin e temperaturës së trupit,
duke ndihmuar funksionimin e trurit tuaj…
Ju e merrni shumicën e ujit nga pirja e pijeve, por gjithashtu edhe ushqimi kontribuon në një sasi të vogël në marrjen tuaj të përditshme të ujit.
1️⃣Ndihmon në krijimin e pështymës…
2️⃣Rregullon temperaturën e trupit tuaj…
3️⃣Mbron indet, palcën kurrizore dhe nyjet tuaja…
4️⃣Ndihmon në nxjerrjen e mbeturinave (toksinave) përmes djersitjes, urinimit dhe jashtëqitjes…
5️⃣Ndihmon në maksimizimin e performancës fizike…
6️⃣Ndihmon në parandalimin e kapsllëkut…
7️⃣Ndihmon në tretje…
8️⃣Ndihmon në thithjen e lëndëve ushqyese…
9️⃣Ju ndihmon të humbni peshë…
1️⃣0️⃣Përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak…
1️⃣1️⃣Ndihmon në luftimin e sëmundjes…
1️⃣2️⃣Ndihmon në rritjen e energjisë…
1️⃣3️⃣Ndihmon në funksionin njohës (kognitiv)…
1️⃣4️⃣Ndihmon në përmirësimin e humorit…
1️⃣5️⃣Ndihmon për ta mbajtur lëkurën të ndritshme (të njomë, elastike – të ushqyer mirë)…
1️⃣6️⃣Parandalon dehidratimin e përgjithshëm…
Sa duhet të pini❓
ℹ️Të qenit i vëmendshëm ndaj sasisë së ujit që pini çdo ditë është e rëndësishme për shëndetin optimal. Shumica e njerëzve pinë kur janë të etur, gjë që ndihmon në rregullimin e marrjes ditore të ujit.
📌Sipas Akademive Britanike Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë, marrja e përgjithshme e ujit (nga të gjitha pijet dhe ushqimet) që plotësojnë nevojat e shumicës së njerëzve janë:
⚪️rreth 15.5 gota ujë, çdo ditë për burrat, dhe
⚪️rreth 11.5 gota çdo ditë për gratë!
✔️Njerëzit marrin rreth 20 përqind të nevojave ditore të ujit nga ushqimi. Pjesa tjetër varet nga uji i pijshëm dhe pijet me bazë uji. Pra, në mënyrë ideale burrat do të konsumonin rreth 3.0 litra ujë nga pijet, dhe gratë, rreth 2.12 litra ujë nga pijet.
☑️Ju do të duhet të rrisni marrjen e ujit nëse po ushtroni ose jetoni në një rajon më të nxehtë për të shmangur dehidratimin.
➡️Mënyra të tjera për të vlerësuar hidratimin përfshijnë etjen tuaj dhe ngjyrën e urinës suaj. Ndjenja e etjes tregon që trupi juaj nuk po merr hidratim adekuat. Urina që është e errët ose me ngjyrë tregon dehidrim. Urina e zbehtë ose pa ngjyrë zakonisht tregon hidratimin e duhur.
🔴Në fund të fundit…
✔️Uji është i rëndësishëm për pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj. Jo vetëm që marrjes sa sisë se ujit të rekomanduar ditore do t’ju ndihmojë të mbani gjendjen tuaj të tanishme të ekzistences, madje mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
🔴Këtu janë disa ide se si mund të jeni i sigurt se pini mjaftueshëm:
⚜️Mbani një shishe uji me vete kudo që të shkoni. Në këtë mënyrë mund të pini sa herë që të keni nevoj.
⚜️Mbani shenim, rreth konsumit tuaj te ujit. Synoni të merrni sasi optimale çdo ditë (minimumi gjysmën e peshës suaj trupore në ons).
⚜️Ecni me ritëm për t’iu afruar gjysmës së konsumit tuaj të rekomanduar deri në mesditë. Ju gjithmonë duhet të përfundoni konsumin e ujit te rekomanduar rreth një orë para se të planifikoni të flini.
nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog
Së bashku për jetesë të shëndetshme…!