Kafiterive u ndalohet puna gjatë vikendit
Masa te reja kunder korona virusit, te cilat i ka vendosur sot shtabi i krizave, kafiterive nga e premtja (4 dhjetor) u ndalohet puna gjate vikendit ndersa diteve te punes (hene-premte) mund te punojne deri ne oren 17:00.
Objetet hotelerike, restorantet, kafiterite dhe baret, klubet e nates, qendrat tregtare, bastoret dhe te gjithe dyqanet qe shesin, sallonet kozmetike dhe frizeret, sallonat e bukurise, qendrat e fitnesit, qendrat spa dhe bazenet mund te punojne deri ne oren 17:00, ndersa vikendit nuk mund te punojne, pra nga e premtja ne oren 17:00 deri te henen ne 05:00 te mengjesit.
Dyqanet ushqimore do te mund te punojne deri ne oren 21:00 edhe ne vikend.
Për farmacitë, pikat e karburantit (karburantit) dhe shpërndarjen e ushqimit, nuk ka kufizime dhe jane te lira te punojne.
Tregu mund te punoje rregullisht diteve te javes ndersa ne vikend nga ora 6 e mengjesit deri ne ora 15.
Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi se ajo do të takohej me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq gjatë ditës në mënyrë që të diskutojnë bashkërisht “disa masa” dhe pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën.