Lajme

Kamberi polemika të ashpra me ministren serbe rreth demokracisë dhe fjalës së lirë

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka pasur një polemikë me ministren e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviq.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kamberi, ka publikuar një pjesë të deklaratës së tij drejtuar Joksimoviqit dhe Martinoviqit, në lidhje me demokracinë, pasi që kishte qenë Joksimoviq, ajo e cila i kishte thënë Kamberit se shenjë e demokracisë është edhe pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Serbisë.

“Pjesëmarrja ime në parlament është rezultat i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti. Nëse të drejtën time për të folur lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinj, Ju keni probleme serioz me demokracinë”, ka thënë ndër të tjerash Kamberi.

Postimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:

Replika me Ministrin e punëve të jashtme Nikola Selakovic, Ministreshën për integrime evropiane Jadranka Joksimovic dhe përfaqësuesin e grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinovic“Pjesmarrja Juaj këtu është dëshmi e demokracisë”, tha ministresha Joksimovic. Pjesmarrja ime në parlament është rezultat i pjesmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti. Nëse të drejtën time për të folur lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinjë, Ju keni probleme serioz me demokracinë. E nëse po flisni për Bujanocin dhe mospërfshirjen e partive politike serbe në shumicën e re, kujtone Medvegjën, ku për herë të parë në vitin 2018 i keni përjashtuar shqiptarët nga qeverisja lokale. Ju nuk e keni hallin e serbëve të Bujanocit. Ju e keni hallin e SNS-it në opozitë.

Related Articles

Back to top button